Nga Topi i Artë tek Oscar, CR7 gati për “sfida” të reja: Dua të shkoj në Hollywood, më pëlqen aktrimi

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 11:42 | Futboll
Nga Topi i Artë tek Oscar, CR7 gati për “sfida” të

I ndodhur në Dubai, për çmimet “Globe Soccer”, Kristiano Ronaldo nuk ka nguruar të rrëfejë dëshirat dhe ëndrrat pas tërheqjes nga futbolli.

“Uroj të jetoj edhe 50 vite më shumë që të kem mundësi të shijojë gjëra të reja në jetë që nuk i di. Kur të ndalem së luajturi, kam dëshirë të bëhem aktor. Më tërheq shumë ideja e të provuarit të një filmi në Hollivud. Por duhet një përgatitje e madhe, një anglishte shumë e mirë dhe nuk duhet të jesh nervoz. Dita ka 24 orë, dhe duhet të gjesh një ekuilibër mes, stërvitjes, familjes, miqve, dhe gjërave që të argëtojmë”, ishin fjalët e yllit të Juventusit.

Me siguri, po të ndodhtë ky ndryshim i befasishëm profesioni, ylli i Juventusit dhe i kombëtares portugeze pas 5 Topave të Artë nuk do të ndalte deri sa të fitonte... Oscarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos