Një liqen në Kili lëshon një tingull të veçantë, që ëduket si një këngë që vjen nga jshtë planetit tonë. Por fenomeni është tej mase “tokësor”.
Tingujt krijohen për shkak të fërkimeve të shtresave të akullit në liqenin Laguna del Maule, që ndodhet në zonën qendrore të vendit amerikano-jugor.
Studiuesi i akujve në Universitetin e Kilit, Andres Rivera thotë për Reuters se këto tinguj janë relativisht të zakonshëm. “Jo shumë këtu në Kili, sepse nuk kemi shumë liqene në temperatura të ulëta”, thotë ai.
Francisco Pulgar, i cili drejton një grup ambientalistësh të quajtur “Mbrojtësit e Krahinës del Mauele”, thotë për Reuters se pamjet e xhiruara të bëjnë të ndihesh si në epokën e akullnajave. “Është një fenomen i jashtëzakonshëm, është e mrekullueshme të jesh aty dhe të dëgjosh çfarë bën natyra. Ky fenomen ndodh në Europë dhe në disa shtete të Amerikës së Veriut. Ata i quajnë liqenet këngëtarë”. (A2 Televizion)