Pamje nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një makinë policie në Oklahoma, SHBA, u godit nga rrufeja në një parkim të hapur. Sipas Departamentit të Policisë të Njukasëllit, asnjë efektiv apo civil nuk u lëndua nga incidenti. Prej disa ditësh, pjesa qendrore e Shteteve të Bashkuara, është përshirë nga moti i keq, me tornado të fuqishëm që kanë shkaktuar edhe viktima. (A2 Televizion)
Rrufeja godet makinën e policisë
