VIDEO | Bon Jovi hero, i shpëton jetën gruas që donte të vriste veten

Nga A2 CNN
12 Shtator 2024, 09:00 | Kapur në kamera

VIDEO

Policia e Neshvillit, në Tenesi, thotë se legjenda e muzikës rock, John Bon Jovi, i ka shpëtuar jetën një gruaje që po bëhej gati të hidhej nga një urë të martën në mbrëmje.

Sipas autoriteteve, Bon Jovi i mbushi mendjen gruas që të zbriste e të mos hidhej nga ura, shkruan A2 CNN. “Duhet ndihma e të gjithëve për të ruajtur njëri-tjetrin”, tha drejtori i policisë lokale, John Drake.

Në një video të incidentit të publikuar nga policia e Neshvillit, Bon Jovi shihet teksa po ecën në urë me një grup xhirimi kur sheh gruan buzë urës mbi lumin e qytetit. I shoqëruar nga një person tjetër i paidentifikuar, Bon Jovi duket se i flet gruas dhe e bind të mos hidhet. Më pas, këngëtari shihet teksa e përqafon gruan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos