Astrologia Denisa Shyle u shpreh se kjo është javë vendimtare për 5 vitet e ardhshme.
“Është një javë në të cilën do të hedhim hapat e parë drejt jetës që ne dëshirojmë. Është kjo java për 5-6 gjashtë vitet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme si javë, prandaj dhe duhet t'i marrim gjërat me seriozitet, por nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë që një jetë kemi dhe të argëtohemi”, tha Shyle në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.
“Ndikimi më i rëndësishëm gjatë gjithë kësaj jave është se jemi tashmë në një frymë shumë më stabël. Duke qenë se dielli është i vendosur tek shenja e demit, kjo domethënë që ne jemi të fokusuar të krijojmë një stabilitet ekonomik, edhe ta shijojmë pak më tepër jetën sepse fokusohemi më tepër tek materia. Është java e fundit që kemi kriza, le të themi në ambientin tonë. Prandaj në qoftë se thjesht jemi të qetë, e kemi shumë të thjeshtë edhe më vonë që të mund të manovrojmë në kohën e duhur. Kjo është e vetmja gjë. Është shumë e rëndësishme si javë, sepse po hedhim hapa të rëndësishëm, por mjafton të jemi të qetë, ta shijojmë jetën dhe të ecim me qetësi”, shtoi astrologia.
(A2 Televizion)