Mjekja nutricioniste Albana Daka tregoi shenjat e mungesës së kolagjenit në organizmin tonë.
Në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, Daka u shpreh: “Kolagjeni është një nga proteinat kryesore që e kanë lëkura, kockat, tendinat dhe enët e gjakut. Duke qenë se është një proteinë kaq e rëndësishme, është e domosdoshme prania e tij në sasitë e duhura në organizëm. Deri në 25-30 vjeç organizmi ka një sasi optimale të kolagjenit. Pas kësaj moshe, bie çdo vit me 1,5%”.
“Mungesa e kolagjenit dallohet më shumë në lëkurë, pasi nisin rrudhat e para. Por, edhe nga dhimbjet artikulare vihet re mungesa e kolagjenit”, theksoi Daka.
(A2 Televizion)