Dua Lipa lë jugun e Shqipërisë, por jo Mesdheun, në pushime me të fejuarin

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 21:14 | Showbiz

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare që ka pushtuar skenën botërore, po shijon pushimet e saj të para si e fejuar me aktorin britanik Callum Turner. Çifti, që u lidh për herë të parë në janar 2024 dhe u fejua gjatë festave të fundvitit, janë fotografuar duke shkëmbyer përqafime dhe puthje në bregdetin magjepsës të Amalfit. 29-vjeçarja tregoi linjat e tonifikuara me një bikini të zezë me pika, ndërsa Callum, 35 vjeç, tregoi fizikun e tij me rroba banje portokalli.

Në një intervistë për British Vogue, Dua konfirmoi zyrtarisht fejesën duke e quajtur “një ndjenjë shumë të veçantë”. “Vendimi për t’u plakur bashkë, për të ndarë jetën si miq më të mirë përgjithmonë, është i jashtëzakonshëm,” tha ajo, duke shtuar se unaza e fejesës është ‘obsesioni’ i saj i ri. Megjithëse nuk ka një datë konkrete për dasmën, Dua pranoi se ka filluar të mendojë për fustanin e bardhë, edhe pse prioriteti tani mbetet përfundimi i turit të saj muzikor dhe angazhimet e Callum në xhirime, shkruan A2 CNN.

Duke folur për planet familjare, artistja me rrënjë nga Kosova nuk fshehu dilemat: “Do të doja të bëhesha nënë një ditë, por gjithmonë mbetet pyetja: kur do të jetë koha e duhur? Si do të përputhej me turnetë dhe punën time?” Megjithatë, Dua shprehet se kur të vijë momenti, do ta përjetojë me gëzim, duke theksuar se “për të rritur një fëmijë nevojitet shumë më tepër sesa thjesht dashuri për ta.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos