Reperi Diddy shpallet fajtor për 2 akuza, rrezikon dënim deri në 10 vite burg

Nga A2 CNN
2 Korrik 2025, 16:32 | Showbiz

Reperi Diddy shpallet fajtor për 2 akuza, rrezikon dënim deri në

Sean “Diddy” Combs u shpall fajtor nga një juri federale për akuzën e transportimit me qëllim përfshirjen në prostitucion, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda në një çështje që përfshinte pretendime se ai kishte detyruar gra të përfshiheshin në marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, shkruan A2 CNN.

55-vjeçari u akuzua për pesë vepra penale: një akuzë për konspiracion për zhvatje dhe nga dy akuza për trafikim seksual dhe transportim për përfshirje në prostitucion.

Ai u shpall i pafajshëm për akuzat për konspiracion për zhvatje dhe trafikim seksual.

Megjithatë reperi përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.

Akuza 1: Konspiracion për zhvatje

Vendimi: I pafajshëm

Dënimi maksimal i parashikuar: Burgim i përjetshëm

Akuza 2: Trafikim seksual me forcë, mashtrim ose detyrim, lidhur me Viktimën 1 (Cassie Ventura)

Vendimi: I pafajshëm

Dënimi i detyrueshëm minimal: 15 vjet burg

Dënimi maksimal i parashikuar: Burgim i përjetshëm

Akuza 3: Transportim me qëllim përfshirjen në prostitucion, lidhur me Viktimën 1 (Cassie Ventura) dhe punonjëse të seksit me pagesë

Vendimi: Fajtor

Dënimi maksimal i parashikuar: 10 vjet burg

Akuza 4: Trafikim seksual me forcë, mashtrim ose detyrim, lidhur me Viktimën 2 (“Jane”)

Vendimi: I pafajshëm

Dënimi i detyrueshëm minimal: 15 vjet burg

Dënimi maksimal i parashikuar: Burgim i përjetshëm

Akuza 5: Transportim me qëllim përfshirjen në prostitucion, lidhur me Viktimën 2 (“Jane”) dhe punonjëse të seksit me pagesë

Vendimi: Fajtor

Dënimi maksimal i parashikuar: 10 vjet burg

Avokati mbrojtës, Marc Agnifilo, i kërkoi gjykatësit Arun Subramanian lirimin e klientit të tij nga paraburgimi, duke theksuar se Combs ishte përballur me burgim të përjetshëm, por u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda. Ai tha se "juria ia ka dhënë jetën përsëri z. Combs" dhe se ky i fundit nuk do të thyejë asnjë kusht të vendosur nga gjykata.

Ndërkohë, prokurorja Maurene Comey kundërshtoi lirimin, duke argumentuar se gjatë gjyqit u paraqitën prova për abuzime të shumta dhe përdorim të vazhdueshëm të drogës, të cilat mbrojtja nuk i kundërshtoi. Ajo theksoi se Combs vazhdoi të kryente krime edhe pasi e dinte se ishte nën hetim dhe shtoi se ai nuk respekton ligjin dhe ka gjasa të kryejë sërish vepra penale nëse lirohet, shkruan A2 CNN.

Gjykatësi kërkoi që të dyja palët të dorëzojnë me shkrim qëndrimet e tyre për këtë çështje deri në orën 19:00 me orën tonë lokale (1 p.m. ET), dhe vendimi për lirimin do të merret më pas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos