E dhimbshme/ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2025, 09:25 | Showbiz

E dhimbshme/ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

Mediat në Maqedoninë e Veriu kanë ndarë mëngjesin e sotëm lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi.

Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos