Ky është seriali më i mirë i vitit në Netflix

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 19:35 | Showbiz

Një serial i ri thriller i Netflix-it, Untamed, është shpallur nga shikuesit si “seriali më i mirë i vitit 2025”, duke marrë lëvdata për interpretimet e fuqishme të aktorëve dhe peizazhin mahnitës në të cilin zhvillohet ngjarja, shkruan A2 CNN. I krijuar dhe shkruar nga Mark L. Smith dhe Elle Smith, Untamed debutoi në platformën Netflix më 15 korrik dhe tashmë shumë përdorues e kanë përfunduar të gjithë sezonin prej gjashtë episodesh. Seriali ndjek historinë e një vrasjeje misterioze në Parkun Kombëtar të Yosemite në SHBA, ku agjenti special i Shërbimit Hetimor të Parkut Kombëtar, Kyle Turner (i luajtur nga Eric Bana), përpiqet të zbulojë se kush e vrau një grua në këtë zonë të egër dhe të largët.

Në rol kryesor krahas Bana-s shfaqen edhe Sam Neill si rojtari kryesor i parkut Paul Souter, Rosemarie DeWitt si ish-bashkëshortja e Kyle-it, Lily Santiago si rojtare e Parkut Kombëtar Naya Vasquez dhe Wilson Bethel si zyrtar i menaxhimit të faunës, Shane Maguire.

Ky është seriali më i mirë i vitit në Netflix

Përdoruesit kanë vërshuar rrjetet sociale me komente pozitive dhe krahasime me dramat e nivelit të lartë si True Detective. Një shikues shkruan: “Puna fenomenale dhe xhirime mahnitëse. Shpresoj që udhëtimi i Kyle-it të vazhdojë në një sezon tjetër”. Një tjetër koment: “Untamed 10/10”, dhe: “Untamed ishte super! #Netflix”.

Në IMDb gjithashtu ka pasur vlerësime të shkëlqyera: “Seriali më i mirë detektiv që nga sezoni i parë i True Detective. Nuk mund të ndaloja së shikuari që nga minuta e parë. Aktorët, ambienti, dhe historia janë të shkëlqyera”. Një tjetër komentues shkruan: “U kaplova menjëherë dhe i pashë të gjashtë episodet pa pushim. Nuk e kuptova që nuk kisha lëvizur për orë të tëra derisa mbaroi seriali!”.

Aktiviteti i fansave është aq i madh, sa shumë tashmë po pyesin nëse do të ketë një sezon të dytë. Edhe pse aktorët janë treguar të rezervuar, shpresat janë ende të gjalla.

Ky është seriali më i mirë i vitit në Netflix

Në një intervistë për Variety, aktori Eric Bana deklaroi: “Kemi folur për atë që do t’i ndodhte Kyle-it pas kësaj, teorikisht. Pra, kurrë mos thuaj kurrë”. Ndërkohë, aktorja Lily Santiago u shpreh për TV Insider: “Në një sezon të dytë, dua më shumë zgjidhje vrasjesh. Do të më pëlqente të më çonin në një vend tjetër, si një mal në Hawaii. Shpresoj që të kemi një mister të ri, një vendndodhje të re, sfida të reja të natyrës dhe gjëra të reja për të mësuar. Më pëlqen mënyra se si Naya i kupton terrenet e reja”.

Në serial marrin pjesë gjithashtu edhe aktorët William Smilie, Raoul Max Trujillo, Josh Randall, Ezra Franky, Nicola Correia-Damude dhe Trevor Carroll.

Untamed është një përzierje e rrallë mes trilerit të errët psikologjik, misterit klasik dhe dramës vizuale të ambientuar në natyrën e paprekur të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos