Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 16:53 | Showbiz

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, por këtë herë jo për ndonjë film satirik. Në kopertinën e revistës Men’s Fitness, 53-vjeçari shfaqet pa bluzë, me një fizik të tonifikuar që ka habitur të gjithë.

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

Pas ndarjes nga aktorja australiane Isla Fisher, me të cilën kishte një martesë prej më shumë se një dekade dhe tre fëmijë, Cohen duket se ka zgjedhur të sfidojë mitin e "dad bod" (trupi tipik i baballarëve) dhe është hedhur në një transformim të plotë fizik, të cilin vetë e quan “një krizë e moshës së mesme”, shkruan A2 CNN. Me ndihmën e një trajneri personal, një kuzhinier privat dhe madje edhe mjetesh si Ozempic, aktori i ka hyrë seriozisht “garës së muskujve” që mbizotëron në Hollywood.

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

Kjo metamorfozë nuk është krejtësisht e rastësishme. Baron Cohen është përzgjedhur për të interpretuar rolin e Mephisto-s, një antagonist i Marvel që bën marrëveshje djallëzore me njerëzit. Ky rol kërkon një prezencë fizike mbresëlënëse dhe Cohen duket se ka vendosur të përputhet me standardet e trupave të superheronjve të kohëve moderne.

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”

Megjithatë, ndërsa fansat mund të admirojnë përkushtimin e tij, disa pyesin nëse ky ndryshim është më shumë egocentrizëm sesa art. A është kjo thjesht një formë e re për të tërhequr vëmendje? Apo një krizë identiteti pas ndarjes?

Në një kohë kur muskujt barazohen me famë, Cohen duket se po rishkruan imazhin e tij publik. Por mbetet për t’u parë nëse kjo pamje e re do të jetë po aq e suksesshme sa “monokini” i gjelbër i Boratit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos