Arratiset nga Drejtoria e Policisë gjysmë lakuriq, por nuk shkon shumë larg

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 16:19 | Kapur në kamera

Një person është arratisur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës paraditen e kësaj të premteje, por nuk ka mundur të largohet për shumë metra, pasi është kapur nga një numër i madh efektivësh të forcave të Policisë. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mësohet se ka kapërcyer traun e hyrjes së godinës, ndërsa në pamjet e siguruara nga A2 shihet teksa rishoqërohet brenda ambienteve nga forca të shumta.

Policia tha se personi në fjalë, i identifikuar me inicialet K.P, 28 vjeç, ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi ishte denoncuar nga babai i tij. Por në momentin që po shoqërohej për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e Policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos