Zogu “godet” avionin e zëvendëspresidentit amerikan

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 14:12 | Kapur në kamera

Avioni i zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence, bëri ulje të detyruar në aeroportin e Nju Hempshajërit pasi një zog përfundoi në një prej motorëve të tij pasi sapo ishte nisur. Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje ndërsa Pence po nisej drejt Uashingtonit.

Në pamjet filmike të kapura nga kamerat u pa zogu që përfundon në një prej motorëve të krahut të djathtë të avionit Air Force Two, ndërsa një foto e Pence që kontrollon dëmin e shkaktuar u postua më vonë në Twitter. Më vonë Pence mori një avion civil për të mbërritur në destinacion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos