
Një shofer taksie në Minsk u shndërrua në një hero të vërtetë në rrjetet sociale pasi ndihmoi një protestues t’i largohej policëve që po e ndiqnin këmba-këmbës.
Efektivët po përpiqeshin të kapnin djalin e ri, i cili sapo kishte marrë pjesë në një protestë kundër presidentit të vendit, Alexander Lukashenko, pas betimit që ky i fundit bëri për të vulosur mandatin e gjashtë në pushtet.
I riu futet brenda në taksi dhe shoferi nxiton të largohet duke u përplasur edhe me një makinë tjetër e duke dalë edhe jashtë rruge për të shpëtuar klientin.
Në protestat e së mërkurës në Bjellorusi u arrestuan 364 protestues antiqeveritarë, sipas Ministrisë së Brendshme të vendit. (A2 Televizion)