Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia në Çikago pasi po ecte në autostradë me kalë, si formë proteste dhe ndërgjegjësimi për lëvizjen “Kids Lives Matter”, që kërkon më shumë investime për të rinjtë. Adam Hollingsworth e transmetoi protestën e tij të veçantë live në Facebook, ndërsa pamjet e tij me kal në mes të makinave të filmuara nga helikopteri i Policisë së Illinoit bënë xhiron e rrjetit.
Hollingsworth ka ndërmarrë disa herë nisma për ndërgjegjësimin dhe vëmendjen e shtuar ndaj fëmijëve, ku është parë edhe në shoqërinë e kryetares së Bahskisë së Çikagos, Lori Lightfoot. Në një deklaratë për mediat, zyra e shtypit të kryebashkiakes e quajti veprimin të rrezikshëm “jo vetëm për kalin, por edhe kalorësin dhe makinat që po udhëtonin në autostradë”. (A2 Televizion)