Ishin me qindra makinat që po përshkonin si çdo ditë një pjesë të autostradës në Hangzhou, një nga metropolet kineze më të rëndësishme, me rreth 10 milionë banorë.
Një pjesë panoramike, ku ndërtimet e panumërta të metropolit i lënë vend plazhit që ndodhet aty pranë. Por në asnjë mënyrë drejtuesit e mjeteve nuk mund të imagjinonin se në pak sekonda një valë do të tejkalonte çdo barrierë duke marrë me vete automjetet që kalonin në atë moment.
Pamje mbresëlënëse, por që në fund nuk rezultuan në një bilanc dramatik, përtej dëmeve të mjeteve. (A2 Televizion)