“Arrestimi i policëve, lajthitje shtetërore”, Rama: Çfarë kufiri kaluan? Serbia po thotë që njeh Kosovën?

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 13:45 | Kosova
“Arrestimi i policëve, lajthitje shtetërore”, Rama:

“Po përpiqem të bëj gjithçka që të shmangim të keqen”, deklaroi kryeministri Edi Rama në një konferencë të radhës për mediat me fokus në situatën aktuale Kosovë-Serbi.

I pyetur se në çfarë pike janë marrëdhëniet me Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç aktualisht, kreu i qeverisë theksoi se pa u liruar tre policët e Kosovës, nuk mund të flitet për asgjë tjetër.

“Fakti që 3 policë në këtë rast janë të Kosovës, janë shqiptarë, të njëjtin qëndrim do të mbajë nëse do të ishin tre policë serbë që po mbaheshin hipotetikisht peng. Ndikon në marrëdhëniet tona dhe kjo tregon që Serbia duhet të angazhohet më seriozisht në marrëdhëniet me ne. Nuk reagon një shtet duke bërë simetri. Një shtet demokratik respekton të drejtat e njerëzve. Pretendimet e saj ka ku t'i adresojë Serbia. Jemi shumë aktivë për lirimin e tyre në disa kanale.”

Megjithatë, i pyetur nëse ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me homologun serb, Rama nuk pranoi të bënte komente.

Nga ana tjetër, Rama pranoi që jo gjithnjë është në një mendje me Albin Kurtin, por shtoi se në këtë rast do të bënte të njëjtat veprime.

Çdo ditë është shumë e dëmshme për vetë Serbinë, rajonin. Është vetëm keq. Serbia nuk e njeh farë atë kufi? Çfarë ka ndodhur tani? Po njeh kufirin? Kjo është një lajthitje shtetërore. Nuk ka më asnjë zhvillim tjetër në marrëdhëniet tona pa u zgjidhur kjo.”

Dhe duke u ndalur te Kurti, kreu i qeverisë shtoi se takimi mes tij dhe kryeministrit të Kosovës duhej të kishte ndodhur. Sipas tij, anulimi i mbledhjes mes dy qeverive ishte vendimi i duhur pasi nuk mund të “jepej një shfaqje” sikur gjërat të ishin normale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos