Dy shpërthime gjatë natës në Mitrovicë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2023, 10:56 | Kosova
Dy shpërthime gjatë natës në Mitrovicë

Dy shpërthime kanë ndodhur pas mesnatës në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan. Zëvendësdrejtori rajonal për veri, Veton Elshani deklaroi për KosovaPress, se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale nga shpërthimi i bombave shurdhuese.

“Mund të jenë shok bomba ose fishekzjarrë. Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar”, tha ai, ndërsa shtoi se situata e përgjithshme në veri të Kosovës ka qenë e qetë.

Kujtojmë se tensionet në veri u shtuan pas zgjedhjes së kryetarëve të katër komunave të veriut, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

Më 26 maj, kryetarët e rinj të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë. Më 29 maj, protestuesit serbë u përplasën me pjesëtarët e KFOR, ku 41 prej këtyre të fundit mbetën të plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos