
Deklaratën e Joseph Borrell, se palët në Bruksel kanë rënë dakord të ketë zgjedhje të reja dhe zyrtarët aktualë ta ushtrojnë detyrën në zyra të përkohshme, politologu Ilir Kalemaj e sheh si një tërheqje të Albin Kurtit.
Sipas Kalemajt, Kryeministri i Kosovës ka kapitulluar në qëndrimet e tij kapitale, teksa një kritikë e kishte dhe për presidenten Osmani, për të cilën tha se mund të ushtronte më shumë presion mbi Kurtit për të shmangur këtë situatë.
“Në të gjitha pikat, Kurti ka kapitulluar në qëndrimet e tij kapitale. Ai pranoi që zyrtarët e zgjedhur të ushtrojnë funksionet në zyra të përkohshme. Ai pajtohet që të ketë zgjedhje të reja. Gjithashtu nuk e ka shfrytëzuar këtë kohë për të prezantuar një draft për Asociacionin. Përse e ka bërë Kurti këtë gjë dhe a ja ka vlejtur. Kurti bën disa llogari elektorale, ndërsa Vjosa Duhet të dilte përmbi palët dhe ka një listë të saj që mund ta kishte kondicionuar Kurtin”, tha Kalemaj. (A2 Televizion)