Plagosje me armë zjarri në Delvinë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 10:22 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Delvinë, arrestohet autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Kopaçëz, Delvinë.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi me inicialet K.N. 73 vjeç, ka qëlluar me armë në këmbë shtetasin M.D., 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos