Rrëmbimi i Jani Prengës, RENEA në Shkodër, shoqërohen dy persona të familjes Doçi

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 10:32 | Kronikë
Rrëmbimi i Jani Prengës, RENEA në Shkodër, shoqërohen

Shoqërohen dy persona nga fshati Bardhaj në Shkodër, të cilët dyshohet se janë përfshirë në marrjen peng e më pas vrasjen e Jani Prengës.

Burimet bëjnë me dije se në pranga janë vënë dy persona nga familja Doçi. Operacioni u zhvillua në njësinë administrative "Rrethina".

49-vjeçari Jani Prenga, trupi i të cilit nuk është gjetur ende u rrëmbye më 17 janar dhe më pas sipas policisë është vrarë nga autorët. Ai dyshohet se u mbajt për disa ditë në një resort.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohen konfliktet që vëllezërit e viktimës kishin lidhur me trafikimin e drogës në Britaninë e Madhe.  Deri tani janë arrestuar 5 persona për këtë ngjarje të rëndë ndërsa janë shpallur në kërkim dhe disa të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos