
Shërbimet e kundërspiunazhit ushtarak në Venezuelë parandaluan një tentativë për sulmuar qeverinë, e organizuar nga të paktën 5 ushtarakë të lartë, në detyrë apo në pension.
Gjatë operacionit të forcave të sigurisë venezueliane u sekuestrua dhe një sasi e madhe armatimi që do të përdorej në sulmin kundër qeverisë.
Objektivi ishte marrja e kontrollit të burgut ushtarak të “Ramo Verde” për të liruar zyrtarët dhe ushtarët që mbahen aty dhe për t’i bindur ata që t’u bashkohen rebelimit kundër qeverisë së Maduros. (A2 Televizion)