Arrestohen dy persona në Lezhë, dyshohen si autorë të disa vjedhjeve

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 09:12 | Kronikë
Arrestohen dy persona në Lezhë, dyshohen si autorë të disa

Policia ka vënë në pranga dy persona në qytetin e Lezhës, të cilët dyshohen si autorë të disa vjedhjeve vetëm në muajin janar të këtij viti.

Mësohet se personat e arrestuar janë shtetasit E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Sipas policisë, dy personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit janar, konkretisht:

-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2  gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro.

-Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.

Më datë 14.01.2020, në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip "Opel", në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur. -Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos