
Dy persona janë arrestuar këtë të premte me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku njëri është dënuar me 13 vjet burg ndërsa tjetri është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në Tiranë, 50-vjeçari me inicialet A.L., është vënë në pranga pasi ndaj tij Gjykata e Napolit ka ngritur akuzat për veprat penale “Organizatë kriminale", “Agresion dhe keqtrajtim” si dhe "Shfrytëzim prostitucioni”.
Ndërsa në Lezhë, një 48-vjeçar, me inicialet A.L., është arrestuar pasi është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Milanos për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve". (A2 Televizion)