Arrestohet 23-vjeçari në Laç, kërcënoi me armë një familje

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 09:56 | Kronikë
Arrestohet 23-vjeçari në Laç, kërcënoi me armë

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Kurbinit, pasi qëlloi me armë zjarri në ajër për të kërcënuar një familje.

Pas reagimit të policisë, është arrestuar në flagrancë 23-vjeçari D.Gj. i cili për motive të dobëta ka kanosur shtetasit P. N. dhe V. N. banues në Adriatik, duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, në afërsi të banesës së tyre.  

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos