Arrestohet 33-vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 09:51 | Kronikë
Arrestohet 33-vjeçari i dënuar për shfrytëzim

Një 33-vjeçar është ndaluar nga policia e kryeqytetit, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. Ai ka qenë i dënuar me 7 vite burg, për shfrytëzim prostitucioni, të kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Elton Drapin.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë,  pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë. 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos