Sherri në shkollën “1 Maji”, policia jep detaje

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 23:59 | Kronikë
Sherri në shkollën “1 Maji”, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka dhënë detaje për sherrin që ndodhi në shkollën “1 Maji”, mbrëmjen e sotme.

“Rreth orës 22:45, tek shkolla "1 Maji", në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, shërbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore. Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”, lexohet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/26/perplasja-fizike-ne-shkollen-1-maji-ne-tirane-publikohen-pamjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos