Arrestohet 38-vjeçari shqiptar, iu gjet kokainë me vlerë 45 milionë euro

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 17:53 | Kronikë
Arrestohet 38-vjeçari shqiptar, iu gjet kokainë me vlerë 45

Një shqiptar banues në Firence është arrestuar nga Policia italiane pasi u kap duke transportuar më shumë se 4 kuintalë kokainë.

Një patrullë e Policisë Rrugore e ndaloi furgonin me të cilin po udhëtonte 38-vjeçari, pasi po bënte manovra të çuditshme në rrugë, pranë Arecos.

Pas ndalimit dhe kontrollit të mjetit me të cilin po udhëtonte Policia arriti të zbulonte edhe pakot me kokainë të pastër, që peshonin 476 kilogramë, që në treg do të ishte shitur për një vlerë total prej 45 milionë eurosh.

Shqiptari, i paidentifikuar, u arrestua, ndërsa mediat italiane shkruajnë se me shumë mundësi, droga do të transportohej në një qytet tjetër, më të madh se Areco. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos