Gjykata, arrest me burg për topografin nga Himara, falsifikoi dokumentet

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 14:28 | Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë e drejtuar nga relatorja Herila Cela ka lënë masën arrest me burg për Elton Markon, topografin nga Himara që akuzohet  për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentacioni.

Marko, banues edhe vetë në Himarë, dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur te persona të tjerë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/09/tjetersoi-pronen-dhe-e-shiti-arrestohet-topografi-i-bashkise-himare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos