Pogradec, zbulohet kamioni me 84 klandestinë, arrestohet shoferi

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 14:56 | Kronikë
Pogradec, zbulohet kamioni me 84 klandestinë, arrestohet shoferi

Kur forcat e policisë ndaluan kamionin e drejtuar nga Oligert Agolli, në hyrje të Tiranës, gati nuk i besonin syve kur nga trajleri filluan të dilnin një nga një 83 persona, të lodhur nga një rrugë e gjatë dhe e mundimshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Drejtuesi 31-vjeçar, banues në fshatin Pirg, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", në një nga operacionet më të mëdha të operacionit “Perimetri”, i fokusuar në parandalimin e shfrytëzimit të emigracionit të paligjshëm.

Ndërkohë dalin detajet e para, ku sipas burimeve mësohet se çdo emigrant për udhëtimin asfiksues në mjet, kishte paguar 1150 euro, drejt premtimit të kalimit të një kufiri të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e klandestinëve dhe bashkëpunëtorëve të Agollit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos