Arrestohet avokati, dhunoi punonjësin e policisë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 21:55 | Kronikë
Arrestohet avokati, dhunoi punonjësin e policisë

Policia e Lezhës ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gj.N, me profesion avokat, pasi ka kundërshtuar dhe ka goditur me grusht një punonjës policisë.

“Rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N., dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M., me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas. Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka  kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzën njërit prej punonjësve të Policisë”, sqaron policia.

Pas kësaj ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë 68-vjeçarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos