
Shtatë oficerë kallëzojnë në Prokurorinë e Tiranës anëtarët e komisionit përzgjedhës të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Të kallëzuar prej tyre janë kreu i SPAK, Arben Kraja, drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj, Dritan Prençi, Enkelejda Millonai dhe Vladimir Mara, të gjithë pjesë e anëtarëve të komisionit përzgjedhës.
Sipas oficerëve të skualifikuar në fazën e testimeve fizike, të kallëzuarit kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente. (A2 Televizion)