Një makinë tip Mercedez Benz që transportonte emigrantë të paligjshëm sirianë është aksidentuar pasditen e së martës në qendër të qytetit të Pogradecit.
Makina tip ML u fut kundërvajtje në hyrje të qytetit sapo drejtuesi i saj pikasi postbllokun e policisë. Për shkak të shpejtësisë drejtuesi humbi kontrollin dhe u përplas pranë një trotuari te lumi i qytetit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip Benz që hapte rrugën për mjetin tip ML me refugjatë. (A2 Televizion)