Zbardhet tentativa për vjedhje në Selenicë, arrestohen grabitësit e veshur si policë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2020, 08:51 | Kronikë
Zbardhet tentativa për vjedhje në Selenicë, arrestohen

Pesë persona janë arrestuar në Selenicë dhe Vlorë, pasi të maskuar si policë tentuan të grabisin banesën e Fidel Çaushajt, në fshatin Kropisht.

Shtetasit e vënë në pranga janë: A. Sh., 31 vjeç, L. E., 29 vjeç, E. S., 26 vjeç, E. M., 34 vjeç, banues në Selenicë dhe E. Dh., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar dy automjete, automjetin e markës “Benz” me të cilin u larguan autorët dhe automjetin e markës “Nissan” me të cilin udhëtonte shtetasi A. Sh. në momentin e kapjes nga Policia, tre aparate celularë dhe prova të tjera materiale.

Sipas burimeve brenda grupit hetimor, grupi që operonte me vjedhje si policia paraprakisht monitoronte zonën me dronë dhe më pas hynin nëpër banesa. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/26/rrefimet-e-3-vellezerve-te-veshur-si-police-erdhen-3-here-per-te-na-grabitur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos