Vetëvritet me armë 33-vjeçarja në Tiranë, procedohen personat që prishën vendin e ngjarjes

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 21:18 | Kronikë
Vetëvritet me armë 33-vjeçarja në Tiranë, procedohen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë, ku dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri një 33-vjeçare.

Sikurse njofton policia, e reja me iniciale M.M, e ka kryer aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike në shtëpinë e saj.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasit Xh.L., 26 vjeçe, S.H., 57 vjeçe, E.L., 32 vjeç dhe D.G., 56 vjeç.

Dyshohet se këta persona kanë prishur vendngjarjen dhe kanë fshehur armën me të cilën e reja kreu vetëvrasjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos