Arrestohet djali i liderit të ultrasve të Interit, qëlloi me thikë një të ri

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 21:17 | Bota
Arrestohet djali i liderit të ultrasve të Interit, qëlloi me

Djali 21-vjeçar i liderit historik të ultrasve të Interit, Franco Caravita, është arrestuar nga policia italiane si autori i dyshuar i plagosjes me thikë të një 24-vjeçari në orët e para të së shtunës, në qendër të Milanos.

I riu u identifikua nga kamerat e sigurisë, të cilat arritën të kapin një pjesë të madhe të ngjarjes, që ndodhi rreth orës 02:30 të së shtunës.

Policia zhvilloi një kontroll në apartamentin ku jetonte 21-vjeçari, ku gjeti një thikë, me të cilën dyshohet të jetë kryer sulmi, si dhe rroba të gjakosura. Tashmë mbi djalin e Franco Caravita rëndon akuza për tentativë vrasje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos