Arrestohet i riu nga Fieri, rrezikon 20 vjet burg në Itali

Nga A2 CNN
31 Maj 2019, 10:20 | Kronikë
Arrestohet i riu nga Fieri, rrezikon 20 vjet burg në Itali

Një 36-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga nga strukturat e drejtorisë vendore të Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia në Itali.

36-vjeçari R.K. u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimi, pasi gjykata e Breshias në Itali, në vitin 2018, ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike, vepër penale për të cilën mund të dënohet deri në 20 vite burgim.

Interpol Tirana ka nisur procedurat me homologët italianë për ekstradimin e 36-vjeçarit të arrestuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos