
Forcat “Shqiponja” kanë vënë në pranga një 31-vjeçar nga Memaliaj, pasi është kapur me disa doza kanabis dhe municione luftarake.
Policia bën të ditur se në pranga është shtetasi L. Sh., pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)