Po kryenin ndërtime pa leje, arrestohen 3 persona, në kërkim pronari

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 10:14 | Kronikë
Po kryenin ndërtime pa leje, arrestohen 3 persona, në kërkim

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona që u kapën duke kryer ndërtime pa leje, si dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e ndërtesës ku po kryheshin punimet.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Voskopojë, Korçë, kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Ndërtimi i paligjshëm", i shtetasve I. K., 45 vjeç, banues në Yzberisht, Tiranë, F. K., 44 vjeç, banues në fshatin Lavdar, Korçë dhe E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë, të cilët u kapën duke kryer punime në këtë objekt.

Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i ndërtesës, shtetasi A. Sh., banues në Tiranë, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se nuk dispononte leje ndërtimi nga autoritetet kompetente”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos