U gjet pajetë dhe me duar të lidhura në rezervuar, detaje të reja për vrasjen e Fridman Xhaferraj

Nga A2 CNN
14 Qershor 2021, 11:02 | Kronikë
U gjet pajetë dhe me duar të lidhura në rezervuar, detaje të

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me trupin e pajetë të 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj, i cili u gjet një ditë më parë në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se janë identifikuar autorët. Mësohet se është më shumë se 1 person, por ende vijojnë hetimet dhe informacionet janë të rezervuara. Xhaferraj ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit. Në bazë të informacioneve ai njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

25-vjeçari, Fridman Xhaferraj, është liruar nga dhomat e paraburgimit më 21 maj duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës. Ai akuzohej për zjarrvënie të pronës së tjetrit, përfshirë 3 makina pranë një qendre tregtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos