Arrestohet Rajmond Hoxhaj, i dënuar me 24 vite burg në Itali

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 08:49 | Kronikë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Alias”, duke vënë në pranga në Tiranë një 45-vjeçar, i cili është dënuar me 24 vite burg në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos