Arrestohet sekretari i përgjithshëm i RMV, akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 11:26 | Ballkani
Arrestohet sekretari i përgjithshëm i RMV, akuzohet për

Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamed Zeqiri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ai u dërgua mesnatën e së enjtes në burgun e Shkupit, pasi Gjykata Themelore i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Sipas mediave maqedonase ai është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm

Ka përfunduar marrja në pyetje e Sekretarit aktual të Përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Gjykata penale pritet të marrë vendim pasi të dëgjojë argumentet e prokurorisë dhe Zeqirit. Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

Në një deklaratë për mediat prokurorja Katerina Kolareviç nuk ka treguar se ku janë paratë nga përvetësimi i pretenduar i thesarit të shtetit prej një milion eurosh. Ajo tha se nuk kanë prova për rastin, por kanë dyshime dhe hetimin e kanë hapur dje kur kanë kërkuar paraburgimin e Zeqirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos