
Komisioni i Zgjedhjeve serb (RIK) ka vendosur të mos komentojë publikisht sot rezultatet paraprake dhe përqindjen e votuesve në zgjedhjet e sotme presidenciale, duke pritur mëngjesin e të hënës.
Gjithsesi, sondazhistët në Serbi tregojnë një pjesëmarrje të rreth 55% të votuesve deri në orën 19, dhe një mundësi i pjesëmarrjes finale diku te 60%, diçka që përbën një rekord në 10 vitet e fundit.
Sondazhet flasin për një fitore të thellë të Vucic për sa i përket zgjedhjeve presidenciale, duke kapur shifrën e 70% të votuesve, ndërkohë që ndiqet nga larg nga Zdravko Ponosh me 9%.
Ende në mungesë të shifrave zyrtare, qarkullojnë në mediat serbe sondazhe të ndryshme, ku i fundit i ISPSOS tregon për një dominim të pritshëm të presidentit Alexander Vucic edhe në zgjedhjet parlamentare me 43.6% të votave për partinë e tij, që përkthehet në 122 mandate.
Lista e Ivica Dacic është subjekti më i afërt me 11.6% dhe 32 mandate, ndërkohë që vendi i tretë është ai i Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës, Istvan Pastor, me 1.5 % te votuesve dhe 5 mandate, ndërkohë që radikali Vojisllav Sheshel i Partisë Radikale Serbe mund të mos marrë mandate, me 2.2 për qind.
Sipas këtij sondazhi, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës merr 1 mandat, me 0.3 për qind të votave. (A2 Televizion)