Shaip Kamberi nuk e ka të sigurt mandatin e deputetit në Serbi, kërkon përsëritjen e zgjedhjeve

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 16:04 | Ballkani
Shaip Kamberi nuk e ka të sigurt mandatin e deputetit në Serbi,

Shaip Kamberi thotë se pavarësisht 9644 votave të marra në zgjedhjet parlamentare në Serbi, mandati i tij në Kuvendin e Serbisë nuk është i sigurt. Ai kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, për shkak të parregullsive që janë kryer, sipas tij.

“Zgjedhjet e fundit në Serbi të datës 3 prill u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë.

Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar. Kjo e bën procesin zgjedhor jodemokratik. Zgjedhjet jo të lira.

Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar te të Luginës së Preshevës. Me gjithë votat e marra ato akoma nuk janë garanci për të fituar një mandat”, tha Kamberi në një postim në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos