Arrihet marrëveshja, nga 2024 Nations League i shtohen edhe ekipet e Amerikës së Jugut

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 19:23 | Futboll
Arrihet marrëveshja, nga 2024 Nations League i shtohen edhe ekipet e

Shqipëria në Nations League sapo ka mësuar kundërshtaret e saj, që janë Rusia, Izraeli dhe Islanda. Por në të ardhmen e afërt, madje nga viti 2024, mund të takoj edhe Brazilin, Uruguain ose Kolumbinë.

Kjo sepse 10 ekipet e CONMEBOL, federatës së futbollit të Amerikës së Jugut, pritet t’ i bashkohen 55 ekipeve europiane, në atë që më shume se Nations League, duket një mini-Botëror.  

Një plan i studiuar me kohë nga federatat e dy kontinenteve, por që u zbulua nga vetë zëvendës presidenti i UEFA, legjenda e futbollit polak, Zbigniew Boniek.

https://a2news.com/2021/12/17/shqiperia-ne-nations-league-reja-synon-te-shmange-renien-duka-i-kerkon-vendin-e-dyte/

“Ky është edicioni i fundit i Ligës së Kombeve që zhvillohet me këtë format. Kemi takuar CONMEBOL dhe vendosëm që nga viti 2024, skuadrat e Amerikës së Jugut do t’i bashkohen turneut. Si do të jetë formati? Po punojmë për të. Kalendari për ndeshjet e kombëtareve është shumë i ngushtë, nuk kemi shumë mundësi manovrimi”, deklaroi ish-ylli i Juventusit.

Sipas planit, fillimisht gjashtë ekipet e para amerikano latine  do të kalojnë në Ligën A, katër të tjerat në Ligën B. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos