Zyrtare, Eriksen largohet nga Inter

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2021, 17:32 | Futboll
Zyrtare, Eriksen largohet nga Inter

Christian Eriksen ka zyrtarizuar largimin e tij nga Interi dhe futbolli italian.

Klubi zikaltër njoftoi ditën e sotme prishjen me marrëveshje të kontratës me lojtarin danez, i cili në Evropian pësoi një problem kardiak në fushë, që nuk e lejoi të zhvillonte aktivitetin në Itali.

Eriksen mendohet se do të vijojë karrierën e tij te Odense, në Danimarkë, megjithatë ka zëra që e lidhin edhe me ish-ekipin e tij, Ajax.

Kështu, aventura e Eriksen te Inter mbyllet pas 60 ndeshjesh të luajtura, ku shënoi 8 gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos