
Kupa e Afrikës do të vijojë sipas proragmit. Është ky vendimi i fundit që Konfenderata Afrikane e Futbollit ka marrë lidhur me kompeticionin e vendeve afrikane.
Fillimisht, ky event u vu në dyshim për shkak të rasteve të shtuara me Covid-19 dhe rreziku tek çdo lojtar ishte dhe më i madh. Sipas autoriteteve, në Kamerun janë vendosur masa strikte dhe efikase, duke sqaruar se kujdesi do të jetë i madh.
Diskutime pati dhe nga shumë klube europiane e veçanërisht ato britanike, të cilat nuk lejuan lojtarët e tyre që të ishin pjesë e këtij kompeticioni. Për shkak të situatës së pandemisë dhe varianteve të reja të virusit, ato kërkonin anulimin e Kupës së Afrikës.
Megjithatë, një skenar i tillë është hedhur poshtë, pasi Konfederata e Afrikës në futboll nënvizoi se tani duhet të bashkëjetojmë dhe me virusin dhe ky event do të zhvillohet nga data 9 janar deri më 7 shkurt .
Sa i përket masave të marra dhe protokollet sanitare, sqarohet se të gjithë personat që do të jenë në stadium duhet të jenë të vaksinuar ose me test PCR që është kryer në 72 orët e fundit, ndërsa lojtarët do të testohen në çdo ndeshje për gjendjen e tyre shëndetësore. (A2 Televizion)