
Kristi Vangjeli rikthehet tek Tirana. Këtë herë jo si futbollist, por si krahu i djathtë i teknikut Orges Shehi.
Lajmin e bëri publike vetë klubi, i cili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi arritjen e marrëveshjes.
36-vjeçari luajti për dy vite me skuadrën bardheblu dhe arriti të fitojë titullin kampion në sezonin 2019-2020.
Së fundmi, ai tentoi një aventurë të re ne Kosovë me skuadrën e Prishtinës, por nuk ishte ajo çfarë pritej për mbrojtësin korçar. (A2 Televizion)