
Braziliani Firmino ka realizuar një gol spektakolar në ndeshjen e javës në Premier League mes Liverpool-it dhe Arsenalit.
Arsenali kaloi i pari në avantazh, ndërsa braziliani realizoi dy gola të shpejtë, por i dyti ishte një kryevepër. Ai shmangu mbrojtjen e Arsenalit me një klas të jashtëzakonshëm dhe më pas lëshoi një goditje që nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit të Arsenal. (A2 Televizion)