Arsenali mposht Newcastle, nuk i ndahet City-t

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 19:46 | Futboll
Arsenali mposht Newcastle, nuk i ndahet City-t

Arsenali duket se e ka rigjetur formën e tij të mirë në Premier League dhe këtë e ka treguar edhe këtë të diel teksa ka mundur 2-0 në transfertë skuadrën e Newcastle.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh që në minutën e 14 me anë të norvegjezit Odegaard, i cili i hapi rrugë suksesit. Në anën tjetër, “Qymyrxhinjtë” rritën presionin dhe tentuan të gjenin golin e barazimit, megjithatë ishte sërish Arsenali që shënoi.

Në minutën e 71-të, pas një super goditje nga Martinelli, Schar do të bënte autogol, për të vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Me këtë fitore, Arsenali shkon në kuotën e 81 pikëve një më pak se Manchester City kryesues, I cili ka një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos